Click channel reklama
Fillimi | Ekonomi | Shpallet vala 59 e privatizimit

Shpallet vala 59 e privatizimit

image

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të premten zyrtarisht ka shpallur Valën 59 të privatizimit.


Vala 59 e privatizimit sipas zyrtarëve të AKP-së përmban 42 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

“Pas miratimit nga ana e Bordit të Drejtorëve, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje shoqërore, si dhe asetet e NSH-ve do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender”, ka njoftuar AKP-ja nëpërmjet një komunikate për media.

Afati i fundit për parakualifikim për Valën 59 të privatizimit, do të jetë 2 tetori i këtij viti.te / Click Channel

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
Voto tekstin
0
Tjera nga: Ekonomi
Previous
image
Unioni Bankar evropian në rrezik
Planet e Europës për krijimin e unionit bankar janë vënë në rrezik për shkak të mosmarrëveshjeve në lidhje me sistemin e mbylljes së bankave që mund të falimentojnë.Gjermania po kundërshton presionin e Parlamentit Europian dhe kërkon një modernizmin të vendimmarrjes të mbikëqyrësit të vetëm dhe një forcim të fondit që do të financojë koston e mbylljes së bankave. Duke punuar brenda kufij të ngushta të vendosura nga Berlini, ministrat e financave të Bashkimit Europian ranë dakord për koncensione të reja ndaj Eurodeputetëve, por disa mosmarrëveshje kanë rikthyer frikën se plani ambicioz për krijimin e unionit bankar mund të shtyhet me rreth 1 vit ose më shumë....
image
Mbi 4 milionë euro për prodhuesit vendorë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Komisioni Evropian gjatë këtij viti do të mbështesin kompanitë prodhuese dhe eksportuese me një fond prej 4 milionë eurosh. Prodhuesit vendorë e mirëpresin këtë mbështetje, duke thënë se grantet do të jenë një infuzion i mirë për konsolidimin e kompanive të tyre dhe rritjen e eksportit....
image
Thaçi premton investime në Trepçë
Pas kalimit të Trepçe në ndërmarrje publike e cila menaxhohet nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi, të mërkurën, e ka vizituar këtë minierë duke premtuar investime në ketë gjigant të dikurshëm....
image
Rritet niveli i ujit në Badovc e Batllavë
Gjendja me ujë në liqenin e Badovcit pritet të përmirësohet brenda 10 ditësh, ndërkohë që nga të reshurat e fundit, niveli në Liqenin e Batllavës ka shënuar një ngritje prej katër centimetra. Zyrtarë të Ujësjellësit Rajonal Prishtina apelojnë tek qytetarët për kursim maksimal të ujit, duke kontribuar në përmirësim të gjendjes....
image
Mbyllen edhe 43 njësi të lojërave të fatit
Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe policinë, ka ndërmarr të martën një aksion për mbylljen e 43 njësive të lojërave të fatit në këtë komunë....
image
Aeroporti përpjekje për sjelljen e kompanive të reja ajrore
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA, vazhdon me përpjekjet më të mira për të sjellë kompani të reja ajrore dhe të zgjerojë destinacionet e saj që mund të rezultojnë edhe në ulje të çmimit të biletave.Zyrtarët e këtij Aeroporti kanë bërë të ditur se janë të përkushtuar të ofrojë shërbimet më të mira në rajon. Përveç infrastrukturës më të mirë në rajon të ndërtuar së fundmi tani vjen edhe me programin nxitës që ka për qëllim të sjell kompani të reja ajrore dhe të zgjerojë destinacionet e saj në të gjithë botën dhe kjo mund të ndikojë direkt që të ketë një impakt në ulje të çmimit të biletave....
image
Rritja e pensioneve të përfshijë të gjitha kategoritë
Edhe pensionistët kontribut-pagues do të përfitojnë rritje pensionesh nga premtimi i kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, për rritjen e pagave për punëtorët e sektorit publik. Kjo kategori e shoqërisë vlerëson se rritja e pensioneve, është e nevojshme por që në këtë rritje, sipas tyre, duhet të përfshihen edhe pensionet e moshës për personat që mbushin 65 vjeç....
image
STIKK për herë të 5-të në CeBIT
Me qëllim të promovimit të Kosovës si një destinacion i përshtatshëm për eksport të shërbimeve, STIKK së bashku me Adaptivit, Harrisia, ICK, IziSurvey dhe ZagApps do të mer pjesë në CeBIT 2014 për herën e 5-stë me rradhë....
image
Kosova pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Turizmit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) po merr pjesë për të tretën herë në panairin “Bursa Ndërkombëtare e Turizmit” i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë. Potencialet turistike që ka Kosova, mundësitë për investime në këtë sektor janë duke u prezantuar në këtë panair nga përfaqësuesit e MTI-së, si dhe nga përfaqësuesit e tri hoteleve: “Sëiss Diamond”, “Hotel Sirius”, “Hotel Emerald dhe tri agjencive turistike: “Eurokoha”, “Fibulla”, “Vas Tour”....
image
Kontrata për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit në dorë të “Bechtel&Enka”
Ekskavatorët e kompanisë amerikano-turke, “Bechtel & Enka” nuk pritet të ndezën për një kohë të shpejtë për të gërmuar në hapjen e trasesë nga Prishtina në drejtim të Shkupit.Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konsorciumit “Bechtel&Enka” që do t’i hapte rrugë fillimit të punimeve në autostradë, ka mbetur në dorë të kompanisë ndërtuese. ...
image
Rifillon “lufta e ftohtë tregtare” Shqipëri-Kosovë
“Lufta e ftohtë tregtare” në mes Shqipërisë e Kosovës ka rifilluar pas 6 muaj ndërprerje. Që nga 1 marsi vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuara në pjesën e Shqipërisë në Morin, por edhe në zonën neutrale rreth 100 kamionë të mëdhenj të ngarkuara me materiale ndërtimi të prodhuara në Shqipëri si: tulla, tjegulla e çimento....
image
Telecom Italia, humb 674 milionë euro
Zhvlerësimi drastik në tregun e aksioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2013, ka ndikuar në bilancin vjetor të kompanisë italiane, Telecom Italia. Të dhënat e publikuara përpara hapjes së bursës së Milanos të premten, tregojnë për humbje prej 674 milionë euro....
image
Qeveria urdhëron dikasteret për kursime
Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Financave pasi ka analizuar trendët e shpenzimeve të organizatave buxhetore në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve dhe komunalive, ka konkluduar se ekziston hapësirë për të bërë kursime sa i përket këtyre shpenzimeve....
image
Po zgjidhet problemi i ujit
Problemi i furnizimit me ujë, për banorët e kryeqytetit po zgjidhet. Qeveria dhe Komuna, duhet të heq dorë prej investimeve tjera, për t’i plotësuar nevojat elementare për qytetarët, siç është uji. Kështu tha ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, i cili ishte i pranishëm në fshatin Llukarë, aty ku është bërë lëshimi në punë, i dy puseve të ujit, me kapacitet prej 30 litër në sekondë....
image
BQE, parashikim optimist por inflacioni i ulët
Banka Qendrore Europiane (BQE), mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin më të ulët prej 0.25 për qind, në linjë edhe me parashikimet e analistëve.Edhe Banka e Anglisë vendosi të mos ndryshojë normën e interesit nga niveli i ulët rekord prej 0.5 për qind. Këto vendime të bankave qendrore ishin gjerësisht të pritshme nga analistët, por vlen të theksohet se për herë të parë Banka e Europës publikoi parashikimet e saj për ecurinë e treguesve kryesore të ekonomisë deri në vitin 2016....
Next
Foto lajm

Gjen pas 50 vjetësh, krahun e këputur në Vietnam

image
Në vitin 1966 mjeku amerikan Sam Alexander kishte takuar në një spital në një kamp, të burgosurin Nguyen Quang Hung, nga Vietnami, i plagosur dhe i kapur nga amerikanët, me një krah në rrezik për gangrenë...
Më tepër
advertisement Click channel reklama Click channel reklama Click channel reklama